Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kryeziu: Votat për Adrijana Hoxhiq, delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak

Kryeziu: Votat për Adrijana Hoxhiq, delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se votat për kreun e Iniciativës së re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hoxhiq në zgjedhjet e 14 shkurtit delegjitimojnë vendet e garantuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

Ai një postim në Facebook bërë një krahasim të votave të subjekteve politike boshnjake gjatë zgjedhjeve të kaluara në Kosovë.

Kryeziu përmend faktin se nga 6739 vota të fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit, iniciativa e Hoxhiqit, 87 për qind e këtyre votave i ka fituar në vendbanimet me shumicë serbe, ku nuk ka ose ka pak shtrirje demografike të komunitetit boshnjak.

“Vetëm në Komunën e Leposaviqit, ajo ka marrë rreth 1129 vota, ose në Komunën e Kllokotit në regjistrimin e popullsisë s’ka asnjë boshnjak të regjistruar, ky subjekt politik ka marrë 248 vota. E derisa në komunat si Prizreni e Peja ku është numri më i madh i boshnjakëve që jetojnë, ajo s’ka arritur të marrë as 1 për qind të votave nga ky komunitet”, ka thënë Kryeziu.


Ai thotë se krejt ky proces delegjitimon përfaqësimin e komunitetit boshnjak dhe arsyen e ulëseve të garantuara për t’u përfaqësuar komuniteti boshnjak.

“Përveç që kjo është shkelje e frymës kushtetuese, për vendet e garantuara për komunitete, ky fenomen krijon precedent për subjektet e mëdha politike, të cilat në zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetërsojnë vullnetin e komuniteteve përfshi dhe atë serb, përmes votave të tyre të orientuara, të cilat do t’i shpërndajnë te satelitët e tyre”, ka thënë Kryeziu.

KosovaPress pati raportuar një muaj më parë për tendencat e Listës Serbe për të shtrirë ndikimin e saj ndaj partive tjera joshumicë, duke deklaruar se kjo e fundit do të luftojë edhe për interesat e goranëve, boshnjakëve dhe romëve, duke siguruar 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Iniciativa e Adriana Hoxhiq ka thyer rekord në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke siguruar mijëra vota në komunat ku s’ka asnjë pjesëtar të komunitetit boshnjak, të cilin e përfaqëson ajo.

Hoxhiq ka arritur të sigurojë rreth 6 mijë e 400 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke lënë jashtë Kuvendit të Kosovës, shumë parti politike që kanë përfaqësuar vazhdimisht komunitetin boshnjak në legjislativ. Kjo ka nxitur reagime të shumta edhe nga vetë boshnjakët, e sidomos ish-deputetet Duda Balje dhe Emilja Rexhepi.

Lexo edhe

Video

error: