Kryeziu: Besimi e drejtë e secilit, por s’është e nevojshme që elemente kulturore të importohen
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa qytetarë të komunës së Deçanit me dëshirën e tyre janë konvertuar të dielën në famullinë e Gllogjanit nga feja islame në atë katolike.

Analisti Ismet Kryeziu ka reagur lidhur me këtë duke thënë se sskush nuk është kundër besimit të askujt, madje besimin, cilin do qoftë ai,  duhet ta trajtojmë jo vetëm si të drejtë por dhe si diversitet e pasuri kombëtare.

Por, se ka shkruar se nuk është e nevojshme që elemente kulturore të importohen, pasi çdo vend,  përfshirë dhe neve si komb e kemi praktikuar besimin islam në përputhje me kulturën, traditat dhe historinë tonë.

“Por, pas vitit 2000 konkretisht në Kosovë,  shamiat, mjekrrat, pantallonat e shkurtër treçerekshe, perçja, lutjet në rrugë, mohimi i kombit e simboleve kombëtare, mohimi dhe fyerja e heronjve etj. janë shenja të një kulture të caktuar, nga vendet arabe apo të Lindjes së Mesme. Nuk janë pjesë as e besimit e as e praktikimit Islam. Jo në përputhje me kulturën, traditat e historinë tonë. E importimi dhe praktikimi i  kësaj kulture, e  cila të largon nga identiteti kombëtar e kulturor, normalisht që do prodhojë rezistencë. Qoftë dhe si Lëvizja e Deçanit”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Islami, si fe, ka parime dhe mësime universale që mund të praktikohen brenda konteksteve të ndryshme kulturore, etnike e historike. Askush nuk është kundër besimit të askujt, madje besimin, cilin do qoftë ai,  duhet ta trajtojmë jo vetëm si të drejtë por dhe si diversitet e pasuri kombëtare. Megjithatë,  nuk është e nevojshme që elemente kulturore të importohen, pasi çdo vend,  përfshirë dhe neve si komb e kemi praktikuar besimin islam në përputhje me kulturën, traditat dhe historinë tonë.

Por, pas vitit 2000 konkretisht në Kosovë,  shamiat, mjekrrat, pantallonat e shkurtër treçerekshe, perçja, lutjet në rrugë, mohimi i kombit e simboleve kombëtare, mohimi dhe fyerja e heronjve etj. janë shenja të një kulture të caktuar, nga vendet arabe apo të Lindjes së Mesme. Nuk janë pjesë as e besimit e as e praktikimit Islam. Jo në përputhje me kulturën, traditat e historinë tonë. E importimi dhe praktikimi i  kësaj kulture, e  cila të largon nga identiteti kombëtar e kulturor, normalisht që do prodhojë rezistencë. Qoftë dhe si Lëvizja e Deçanit.

Tek e fundja dhe praktikat e tilla të juaja po mundohemi me i kuptuar si pasurim dhe diversitet, kulturor e fetar. Por, ju jeni duke cenuar vlerat, traditat dhe historinë kombëtare.

E, kjo shumë më shumë duket të jetë dorë e huaj e projekt antikombëtar, se sa e disa qytetarëve të cilët janë pagëzuar në të krishterë dhe në asnjë rast nuk cenojnë asnjë vlerë, traditë e as asgjë të kombit dhe vendit tonë. Përkundrazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024