Kryetarit të ri të KQZ-së i kërkohet të jetë gardian i kushtetues dhe ligjeve të Kosovës

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën kryesimin e kryetarit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në fjalën e tij të parë hyrëse, kryesuesi Radoniqi tha se kjo është mbledhja e parë e tij në këtë pozitë, ndërsa për anëtarët e tjerë kjo mbledhje është e 40-ta.


Anëtar i KQZ-së nga PDK, Arianti Elshani derisa i ka uruar mirëseardhje kryesuesi Radoniqi kërkoi nga ai që të jetë gardian i kushtetues dhe ligjeve të Kosovës. Në veçanti, ai kërkoi Radoniqi të jetë garian i KQZ nga agjendat politike.

Në këtë mbledhje udhëheqësi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti tha se në këtë proces zgjedhor do të angazhohet staf mbështetës. Derisa theksoi se krahas shumë masave tjerë për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor, në tavolinat e numërimit do të vendosin kamera.

Gjyqtari, Kreshnik Radoniqi u emërua kryesues i KQZ-së këtë të hënë pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: