Kryetari Xhafer Gashi vaksinohet ndaj Covid-19

Kryetari Xhafer Gashi vaksinohet ndaj Covid-19

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot në Qendrën e Vaksinimit në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, është vaksinuar kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca.

Kryetari Gashi, ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të QKMF-së: “të cilët edhe janë shembull në menaxhimin dhe imunizimin e qytetarëve” është shprehur kryetari Gashi.

Njëkohësisht, ai ju ka bërë thirrje të gjithë atyre kategorive të cilat gjenden në listën për vaksinim, që të aplikojnë dhe të imunizohen ndaj këtij virusi: “Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:


“Në Qendrën e Vaksinimit në Obiliq, sot edhe unë u vaksionova kundër Covid-19, me vaksinën AstraZeneca, nga stafi i shkëlqyshëm mjekësor i QKMF-së të cilët edhe janë shembull në menaxhimin dhe imunizimin e qytetarëve.

Ftojë gjitha kategoritë të cilat janë në listën për vaksinim që të aplikojnë dhe të vaksinohen ndaj këtij virusi. Ne jemi drejtë fundit të kësaj beteje dhe do dalim fitues!

#VaksinohuEdheTi

Xhafer Gashi”

Lexo edhe

Video

error: