Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu pritet në mënyrë vëllazërore në Bashkinë e Lezhës
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Në ditën e dytë të punës, asamblistët dhe zyrtarët komunalë të Shtimes kanë vizituar qytetin Lezhë.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe nënkryetari i Këshillit të Bashkisë, Agostin Marku kanë bërë një pritje vëllazërore për kryetarin e Shtimes Qemajl Aliu, kryesuesin e Kuvendit Komunal Adnan Ademi dhe asamblistët nga kjo komunë.
Ata me këtë rast shkëmbyen përvoja të mira të punës rreth zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, turizmit dhe sektorëve të tjerë.
Delegacioni komunal i Shtimes, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe kabineti i tij kanë vizituar Muzeun Memorial të Skënderbeut në Lezhë, ku kanë vendosur kurorë me lule në vendin e varrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Me këtë rast për historinë dhe vlerat e këtij memoriali, foli drejtori i Muzeut Përkujtimor të Skënderbeut, Paulin Zefi.
Për nder të delegacionit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka shtruar një drekë pune në Fishtë të Lezhës.
Ndryshe, kjo vizitë studimore do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave të mira në sektorin e administratës së Kuvendit Komunal të Shtimes në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë, shtrirjen e shërbimeve komunale e të tjerë.