Vaksinën antiCOVID-19 e ka marrë edhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli.
Nga komuna e Shtimes kanë njoftuar se vaksinimi i kryetarit u bë për të inkurajuar personelin shëndetësorë dhe qytetarët për t’u vaksinuar me vaksinën antiCOVID-19. Vaksinën antiCOVID-19 e mori edhe drejtori i Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale, Musa Baftiu,
“Për të inkurajuar personelin shëndetësor dhe qytetarët për të vepruar njëjtë, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid në QKMF “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime. Një hap të tillë e ndërmori edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musa Baftiu. Sot është bërë edhe vaksinimi i stafit shëndetësor për të vazhduar më pas me të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike”, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Shtimes.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.