Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të vazhdojë të mbajë takimet e hapura me qytetarë.
Sipas një njoftimi të komunës, duke filluar që nga java e ardhshme, takimet me qytetarë do të realizohen ditën e enjte nga ora 13:00-15:00.
“Këto takime do të mbahen në zyrën e kryetarit, ku të gjithë të qytetarët kanë mundësi që të informohen drejtpërdrejtë nga kryetari i kësaj komune, për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes”, thuhet në njoftim.