Kryetari i FFK-së Ademi takohet me të parin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin

Kryetari i FFK-së Ademi takohet me të parin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi po qëndron në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë, e cila po zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Çeferin. Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së, njofton FFK.


Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin një të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta.

Ndërkaq, presidenti Çeferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve.

Lexo edhe

Video

error: