Kryetari i Bujanocit e njofton ministren Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Bujanocit e njofton ministren Gërvallën për diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.


Arifi ka njoftuar Gërvallen për siç tha ai diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria e Serbisë në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi e me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve si dhe mosnjohja e diplomave të fituara në Universitetin e Republikës së Kosovës.

“Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës. U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi.

Lexo edhe

Video