Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vettingu

Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vettingu

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për vettingun në Kosovë,  Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe  Grainne McMorrow.

Në takim pati diskutime të frytshme për draftin e koncept-dokumentit për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.


Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për vettingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë.

Komisioni i Venecias do të jep opinionin e tij gjatë muajit mars për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatë. 

Lexo edhe

Video