Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,


3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.    Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5.   Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.    Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, 

7.    Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,

8.    Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.