‘Rrjeti i komunikimeve rrezikon të përdoret për spiunazh ose aktivitete të jashtëligjshme’, pretendonte bashkia e Amsterdamit duke justifikuar vendimin e kontestuar.
Prandaj institucioni i kryeqytetit holandez ka ndaluar punonjësit e saj të instalojnë aplikacionin e njohur të mesazheve e komunikimeve në celularët e tyre, duke cituar rrezikun e aktiviteteve kriminale, sipas rrjetit vendas BNR.
Telegram është një hapësirë e sigurt “për hakerat, kriminelët kibernetikë apo trafikantët e drogave, apo dje spiunazhin”, shtonte Scholtes.
Megjithë kritikat për lirinë e shprehjes dhe të informacionit, ministria e brendshme e Holandës ka hartuar një listë programesh që sipas saj “nuk duhet të instalohen në celularë, prej rrezikut të spiunazhit”, sipas rrjetit BNR.
Telegram me pronësi ruse, është aplikacioni i mesazheve më i përdorur në Rusi dhe ka shtuar popullaritetin vitet e fundit, veçanërisht për disa ndryshimeve të kontestuara të privatësisë të aplikacioneve të grupit Meta.
Pronari rrjeti Pavel Durov insiston se respekton privatësinë e përdoruesve teksa në një intervistë të fundit ka thënë se refuzon të ndajë të dhënat me ente qeveritare të SHBA.