Kryeparlamentari Konjufca takon presidentin Begaj

Kryeparlamentari Konjufca takon presidentin Begaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka filluar takimin me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Ky i fundit po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe kjo është e para për Begajn jashtë Shqipërisë prej kur e ka marrë postin e kreut të shtetit.


Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ku do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidenti i Shqipërisë do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë, si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj.

Lexo edhe

Video