Kryengritësit rrëzojnë një helikopter të OKB-së në Kongo

Kryengritësit rrëzojnë një helikopter të OKB-së në Kongo

Kryengritësit rrëzuan sot një helikopter të OKB-së në Kongo me të paktën tetë persona, njoftoi ushtria kongoleze, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për grupin rebel M23, i cili sulmoi të hënën dy pozicione ushtarake në kufirin me Ugandën dhe Ruandën.


Kombet e Bashkuara po kontrollojnë detajet e incidentit me helikopterin, tha zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Dijarik.

Misioni i Stabilizim i OKB-së në Kongo (MONUSCO) tha më herët sot se kishte humbur komunikimin me një nga helikopterët e tij në lindje të vendit, ku po vazhdojnë përleshjet midis forcave qeveritare dhe rebelëve nga Lëvizja 23 Mars (M23).

Lexo edhe

Video