Kryendeshja mes Dritës dhe Ballkanit, këto janë formacionet zyrtare

Kryendeshja mes Dritës dhe Ballkanit, këto janë formacionet zyrtare

Pas pak do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së katërt e Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit, ku tanimë janë bërë publike formacionet zyrtare të dyja skuadrave.

Në xhiron e fundit, Drita shënoi fitore minimale 1:0 kundër Malishevës, ndërsa Ballkani e mposhti Ulpianën me rezultat 3:2, përcjell KosovaPress.

Të dyja skuadrat pas tri xhirove gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej shtatë sosh, ku Ballkani zë vendin e parë, kurse Drita gjendet në vendin e tretë.


Formacionet zyrtare:

Drita (4-3-3): Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakqori; Broja, Jashari, Vucaj; Ajzeraj, Muja, Simonovski

Ballkani (4-3-3): Frashëri; Baftiu, Thaqi, Thaqi, Potoku; Gashi, Korenica, Krasniqi; Hoxha, Kuc, Zeka

16:00 Drita – Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

Lexo edhe

Video