Kryeministri Kurti urohet nga ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek

Kryeministri Kurti urohet nga ambasadori i Çekisë, Pavel Bilek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek.


Siç njofton Zyra e kryeministrit, ambasadori Bilek i uroi suksese kryeministrit Kurti me qeverisje të re e të mirë.

“Gjatë takimit u diskutuan shumë tema, por më e rëndësishmja është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor. Gjatë takimit u diskutuan shumë forma e mundësi të arritjes së këtij qëllimi, por më e rëndësishme ishte ajo që të bëhen përpjekje që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e 8 shteteve (Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, dhe Sllovenia) ku të gjitha, së bashku, me 1 maj të 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian. Ku për këtë shtetet e Vishigradit mund ta japin ndihmën e tyre më të madhe e më serioze”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Lexo edhe

Video