Kryeministri Kurti takoi Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris

Kryeministri Kurti takoi Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris

Në margjina të pjesëmarrjes në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi David Harris, Drejtor Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC), thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Mes tjerash në njoftim thuhet se gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael. 


Duke folur për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

U diskutua edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi.

Lexo edhe

Video