Kryeministri Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar nga kërcënimet

Kryeministri Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar nga kërcënimet

Pas kërcënimeve që iu bënë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se nuk ndihet i rrezikuar.

Ai derisa tha se nuk ndihet i rrezikuar shtoi se organet e sigurisë janë ato që e vlerësojnë kërcënimet. Megjithëkëtë, i pari i Qeverisë tha se këto kërcënime që u bënë të mërkurën nuk ia ndryshuan axhendën.

“Nuk ndihem i rrezikuar, janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet. Përndryshe, unë nuk ka ndryshuar axhendën time as dje dhe as sot”, tha Kurti sot gjatë prezantimit të disa masave që burojnë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.


Shkak i kërcënimeve mbrëmjen e së mërkurës u shtua siguria për kryeministrin Kurti. Numër më i madh i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës  rrethuan edhe shtëpinë e kryeministrit.

Personi që pretendohet se kërcënoi Kurtin është nga një profil me emrin “Marki Mario” i publikuar në “Shes Blej Gjithqka”.

Kërcënuesi ka thënë se dhuron 35 mijë euro për personin që vret kryeministrin Kurti, duke e quajtur hajt dhe kriminel.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.