Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, e ku humbën jetën 46 qytetarë kryesisht qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe popullin e saj. I pari i Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Maqedonisë.
“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.
7 Comments
Komentet janë të mbyllura.