Kryeministri kroat mbështet arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut, ndërsa ka mbështetur edhe arritjen e marrëveshjes mes dyja vendeve. Këto deklarata kryeministri kroat i bëri gjatë vizitës zyrtare këtë të hënë në Kosovë. Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti tha se Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila në qendër ka njohjen reciproke mes dy vendeve.

Këto komente të dy kryeministrat i bënë pas takimit të përbashkët që kanë zhvilluar në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Para së gjithash është fjala tek Serbia dhe Kosova, të gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve apo arritjen e marrëveshjeve të reja. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira edhe me Kosovën edhe të normalizoj sa më tepër marrëdhëniet me Serbinë. Mendojmë se kjo është e mirë edhe për stabilitetin në Evropën Juglinore[…]Do të punojmë për tërësinë e Kosovës për stabilitetin e vendit për qetësi, dialog dhe bashkëpunim dhe shpresojmë që pas qetësimit të situatës që ka ekzistuar para disa jave do vazhdohet dialogu me Serbinë dhe që këto marrëdhënie do të vijnë në fazën në të cilën do të normalizohen marrëdhëniet para se gjithash marrëdhëniet ekonomike në atë shkallë e cila është e nevojshme që kjo pjesë e  juglindjes të Evropës Kroacia e përkrahë politikën e zgjerimit për të gjitha vendet që të realizoj reformën dhe plotësoj kriteret dhe përmes metodologjisë të re të shkojnë në Unionin Evropian”, tha ai.

I pyetur se Serbia a do jetë pjesë e Bashkimit Evropian(BE) edhe pa pranuar pavarësinë e Kosovës, kryeministrit kroat tha se rruga evropiane si e Serbisë por edhe Kosovës do ndihmoj të zgjidhen çështjet e hapura.  

Plenkoviq tha se shteti që ai udhëheqë do jetë konstruktiv në këtë proces.

“Sa i përket perspektivës evropiane të Serbisë ajo është e njëjtë sikurse të gjitha vendet e Evropës Juglindore ajo është në proces të bisedimeve, ajo është në këtë fazë për shkak të rrethanave objektive. Meqë Kosova nuk është e pranuar nga 5 shtetet e BE-së, ajo është disa hapa para Kosovës, ky proces po shkon rrugës së vetë, Serbia duhet t’i plotësoj kriteret sikurse të gjitha vendet tjera që negocion, unë jam i bindur që rruga evropiane, si e Serbisë , ashtu edhe e Kosovës, drejt Unionit Evropian, do ndihmoj të zgjidh çështjet e hapura që mund të jenë, e që nuk mund të them se kur do të jetë kjo por kur do të bëhet pranimi i përbashkët, kjo mbetet që shtetet të merren vesh, por neve si vend i cili i njeh situatën në juglindje të Evropës, si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-së do jemi konstruktiv në këto procese”,  tha ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti derisa ka bërë të ditur se kryenegociatori kosovar për dialogun me Serbinë, Besnik Bislmi sot pasdite do të udhëtoj drejt Brukselit për të vazhduar bisedimet dhe atje do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.


Kurti duke folur për dialogun Kosovës-Serbi tha se Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila në qendër ka njohjen reciproke mes dy vendeve.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se nëse ka një temë për të cilët si qeveri janë të gatshëm që të bisedojmë menjëherë është çështja e të pagjeturve.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që shteti serb ta ndryshoj Kushtetutën e saj.

“Ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e  cila në qendër e ka njohjen reciproke midise Kosovës dhe Serbisë. Aktualisht as Serbia nuk e pranon shtetin e pavarur Republikën e Kosovës, por edhe Kosova gjithashtu nuk mund ta pranoj Serbinë derisa ka një kushtetutë të tillë e cila është e kohës së  ish presidentit të tyre Koshtunica nga viti 2016 pra dëshirojmë njohje  reciproke e cila është në qendër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Deri më tani ka ekzistuar qasja që Kosova duhet të bëjë koncesione dhe kompromise për një njohje e cila na vjen në fund nga Serbia. Serbia ka përfituar koncesionet por nuk ka njohur dhe tash kemi një situatë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit kur kemi një udhëheqje politike e cila beson që duhet të ketë njohje reciproke si thelb të marrëveshjes të ardhshme. E rrotull saj do jenë edhe gjërat e tjera si shembull reciprociteti i të drejtave të pakicave, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në të ardhshme integrimi evropian, sundimi i ligjit dhe demokratizimi. Nëse ka një temë që jemi të gatshëm dhe të interesuar që të dialogojmë menjëherë është çështja e të pagjeturve të zhdukurve me dhunë meqenëse janë edhe mbi 1 mijë e 600 persona për fatin e të cilëve nuk dimë asgjë“, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq tha se Kroacia do e ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e liberalizimit të vizave.

“Ne punojmë për forcimin e marrëdhënieve financiare, kontraktuale  që keni me Unionin Evropian për liberalizim të vizave. Ne do u ndihmojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për reformën siç e dini Kroacia është anëtare më e re Unionin Evropian e cila e ka memorien e freskët dhe krejt çka  i përket transformimit do iu ndihmojmë“, tha ai.

Kryeministri kroat, Plenkoviq krahas takimit me kryeministrinë e Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.


Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: