Kryeministri japonez: Raketa e Phenianit ka rënë në një zonë ekskluzive ekonomike

Kryeministri japonez: Raketa e Phenianit ka rënë në një zonë ekskluzive ekonomike

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se raketa e dyshuar balistike ndërkontinentale (ICBM), e lëshuar nga Koreja e Veriut sot në mëngjes, ka të ngjarë të jetë rrëzuar në zonën ekskluzive ekonomike të vendit të tij.

Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketa u lëshua drejt lindjes rreth orës 10:14 (01:14 GMT) nga afër bregut perëndimor të gadishullit Korean.


Kishida i quajti provokimet e Phenianit “të papranueshme”.

Kryeministri tha gjithashtu se fillimisht nuk kishte raportime për dëmtime të anijeve ose avionëve të shkaktuar nga raketa, përcjell ATSh.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) më parë thanë se analizat fillestare treguan se predha e lëshuar nga Koreja e Veriut ishte një ICBM.

Video