Kryediplomati kinez: E papranueshme vrasja e udhëheqësit suprem iranian
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryediplomati kinez: E papranueshme vrasja e udhëheqësit suprem iranian
TASS
01/03/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, kritikoi ashpër vrasjen e Khameneit gjatë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

“Vrasja flagrante e liderit të një shteti sovran dhe nxitja e ndryshimit të regjimit janë të papranueshme”, u citua të ketë thënë ai nga agjencia zyrtare kineze Xinhua, sipas AP.

 “Këto veprime shkelin ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ai shtoi se sulmet ndaj një shteti sovran pa autorizim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dobësojnë themelin e paqes të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë të qartë dhe të pa mëdyshje, duke u kundërvënë rikthimit të botës në ligjin e xhunglës”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026