Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroren e Krujës, në fshatin Kurcaj, ku një punëtor ka humbur jetën.
Sipas policisë, shtetasi A. J., 55-vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch