KRU “Prishtina” ankohet për bllokimin e kanalizimeve nga qytetarët

KRU “Prishtina” ankohet për bllokimin e kanalizimeve nga qytetarët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e moskujdesit të qytetarëve të cilët pandërprerë vazhdojnë me hedhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, po bllokohen kanalizimet gjithandej.


KRU “ Prishtina”, ka paraqitur një rast të tillë, i cili u pastrua gjatë ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes.

“Rasti ishte në rrugën “Vëllezërit Bytyqi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ju lutemi për më shumë kujdes, po dëmtoni rrjetat e kanalizimit në objektet tuaja të banimit”, thuhet në njoftim

Lexo edhe

Video