KRU “Hidrodrini”: Kursejeni ujin, kanë rënë nivelet akumuluese

KRU “Hidrodrini”: Kursejeni ujin, kanë rënë nivelet akumuluese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka apeluar qytetarët për ruajtje dhe shfrytëzim racional të ujit të pijes, pasi vlerëson se kanë rënë nivelet e burimeve të ujit.

Po ashtu “Hidrodrini” njofton se si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike detyrohen të aplikojnë edhe redultime.

Ky është njoftimi i plotë:

A P E L – për përdorim racional të ujit!

Të nderuar konsumatorë të zonës së mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik;

Jemi në një periudhë kohe kur rreshjet atmosferike mungojnë e si rezultat i kësaj ka rënë niveli i uji në pothuaj të gjitha burimet në rrafsh të dukagjinit. Kjo situatë detyrimisht se reflekton me reduktime!


Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari.

Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije.

Lidhur me këtë problematikë, ne kemi rritur edhe numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjit.

Uji është jetë – Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë

Lexo edhe

Video

error: