Kroos tregon se çfarë ka përjetuar në gjashtë muajt e fundit

Kroos tregon se çfarë ka përjetuar në gjashtë muajt e fundit

Toni Kroos është i lumtur që po rikthehet për Real Madridin derisa ka zbuluar se i ka kaluar disa muaj për duke luajtur me dhimbje.

Mesfushori gjerman nuk ka luajtur në një ndeshje garuese që nga Kampionati Evropian Euro 2020 në qershor pasi kishte një problem në ijë.

31 vjeçari thotë se rikuperimi i tij po shkon mirë dhe ka zhvilluar stërvitje të plota në seancat e fundit, përcjellë KosovaPress.

Duke folur për “Goal.com”, Kroos bëri të ditur se ka luajtur me dhimbje si për Realin ashtu edhe për Gjermaninë dhe ishte i detyruar të merrte medikamente për ta mposhtur dhimbjen gjashtë ndeshjeve.


“Jam shumë i lumtur sepse i kam zhvilluar tri seanca stërvitore pa pasur dhimbje pas gjashtë apo shtatë muajve. Është ndjenjë shumë e mirë. Nuk kam luajtur për tre muaj, ndeshja r fundit ishte më 29 qershor ne Euro 2020 por më duhet që ta fitojë ritmin.”, tha fillimisht Kroos.

“Nga tani e tutje ne mund të fillojmë të mendojmë për ndeshjet. E kemi arritur pikën ku doja të arrija.  Ishte kohë shumë e vështirë për mua.”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në Ligën e Kampionëve, Kroos tha:

“Jam përgatitur dhe mendoj se do të jem në skuadër. Do të flas me Ancelottin dhe do të vendosim se cila është më e mira për të gjitha”, tha në fund Toni Kroos.

Lexo edhe

Video