Kroacia raporton 35 viktima nga COVID-19

Kroacia raporton 35 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 8.958 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe kanë vdekur 35 persona, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Në respiratorë janë 229 pacientë, nga gjithsej 1688 të infektuar në trajtim spitalor. Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 55.046.


Nga data 25 shkurt 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infektimit në Kroaci, deri më sot janë regjistruar gjithsej 811.703 persona të infektuar me koronavirusin e ri, prej të cilëve 13.073 kanë vdekur.

Gjithsej janë shëruar 743.584 persona, nga të cilët 9.666 në 24 orët e fundit.

Lexo edhe

Video