Kroacia mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në sektorin e arsimit

Kroacia mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në sektorin e arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë Daniela Barishiq, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Bajrami me këtë rast informoi diplomaten kroate për gjendjen në arsim dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.


Ndërsa, ambasadorja Barishiq ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.

Në takim u bisedua edhe rreth mësimit të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Zagrebit.

 

Lexo edhe

Video