Kroacia goditet nga një tërmet me magnitudë 4.8

Kroacia goditet nga një tërmet me magnitudë 4.8

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka rënë mbrëmjen e së mërkurës në Jabuka, Splitsko-dalmatinska županija, në Kroaci. Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 km dhe 40 km nga Spliti.


Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme, por banorët brigjeve dalmate dëshmojnë forcën e madhe të lëkundjeve

Kroacia është tronditur ndjeshëm përgjatë këtij viti nga tërmetet ku kujtojmë se më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 të shkallës rihter. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale.

Lexo edhe

Video

error: