Kroacia fiton medaljen e bronztë të Botërorit, mposht Marokun

Kroacia fiton medaljen e bronztë të Botërorit, mposht Marokun

Kroacia është kombëtarja e tretë më e mirë në botë.

Kombëtarja e Kroacisë e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke e mposhtur Marokun, raporton KosovaPress.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Khalifa International” u shënuan tre gola, ku Kroacia ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Marokut.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi Josko Gvardiol, i cili kaloi Kroacinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 7’ të ndeshjes.


Gëzimi i kroatëve nuk zgjati shumë pasi që Maroku arriti ta gjej golin e barazimit pas dy minutave, respektivisht, Achraf Dari shënon në minutën e 9’ për 1:1.

Ndërkaq, kur shihej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të barabartë, Mislav Orsic del në skenë duke shënuar një super gol në minutën e 42’ për ta dërguar Kroacinë në pushim në epërsi prej 2:1.

Goli i Orsic doli të ishte i fundit i kësaj ndeshje, ku edhe përcaktoi se Kroacia e zë vendin e tretë në këtë Kupë të Botës.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Kroacisë.

Lexo edhe

Video