Kroacia dhe Çekia ndajnë pikët

Kroacia dhe Çekia ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së dytë të Grupit D mes Kroacisë dhe Republikës së Çekisë, ku pas 90’ minutave lojë rezultati është i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte Çekia ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku nga pika e bardhe Patrick Schick shënon për 1:0 në minutën e 37’, kurse tek kroatët golashënues ishte Ivan Perisic, përcjell KosovaPress.


Nga një vendim kontrovers i gjyqtarit, çekëve iu akordua penallti, të cilën me sukses e konkretizoi sulmuesi i Bayer Leverkusen Patrick Schick.

Në anën tjetër, golin e barazimit dhe të fundit të kësaj ndeshje e shënoi sulmuesi i Interit Ivan Perisic, i cili nga një asistim i Andrej Kramaric shënon për 1:1, duke ia siguruar Kroacisë vetëm një pikë.

Rezultati përfundimtar mes Kroacisë dhe Çekisë është 1:1.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: