Kroaci-Shqipëri, statistikat e pjesës së parë
Lexohet për: 1 min.
Qazim Laci
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e dytë të grupit B, dhe atë me një paraqitje fanastike në 45 minutat e parë.

Qazim Laçi realizoi golin e kuqezinjve në minutën e 11’ pas asistimit nga Jasir Asani, raporton KosovaPress.

Përkundër epërsisë, kroatët ishin më të mirë në posedim të topit me 61 përqind, kundrejt 31 përqind të Shqipërisë.

Tri goditje në portë i kishte Shqipëria, kurse vetëm një të tillë Kroacia.

Fitorja ndaj Kroacisë do të ishte jetike për Shqipërinë në synimin e saj për t’u kualifikuar tutje në këtë kampionat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025