Kriza Rusi-Ukrainë, Pentagoni: Një kontingjent prej 8.500 trupash në gatishmëri

Kriza Rusi-Ukrainë, Pentagoni: Një kontingjent prej 8.500 trupash në gatishmëri

Ushtria e SHBA-së njoftoi sot se një kontingjent prej 8.500 ushtarësh është në gatishmëri dhe gati për t’u vendosur në Evropë në një kohë shumë të shkurtër nëse NATO-ja kërkon aktivizimin e forcës së reagimit të shpejtë.


Ky është një tjetër konfirmim i vendosmërisë amerikane përballë akumulimit të forcave të armatosura ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, theksoi se ende nuk është marrë një vendim nëse ato trupa do të vendosen, duke vënë në dukje se çdo dislokim i tillë në Krahun Lindor të NATO-s do të ishte i ndarë nga trupat amerikane tashmë në tokën evropiane.

Lexo edhe

Video