Kriza politike në këtë kohë sjellë dëme të mëdha në ekonomi

Mundësia që vendi të futet shpejt në një krizë politike, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe përplasjeve ndërmjet koalicionit qeverisës, sjellë dëme të mëdha për ekonominë marrë parasysh edhe gjendjen që po kalon Kosova me pandeminë Covid-19 që nuk kurseu as vendin tonë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se kjo krizë e re politike, ose këto mosmarrëveshjet që janë paraqitur në skenën politike, janë të dëmshme për ekonominë e vendit, në këtë kohë me pandemi që ka kapluar tërë botën. Edhe kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se çdo krizë që i shtohet kësaj të shëndetit publik, janë pasoja të mëdha në ekonomi.

Edhe kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi, thotë se në këtë situatë është e nevojshme shumë unifikimi edhe më i madh, qoftë i qeverisë, qoftë i opozitës që bashkërisht të përballohet kjo krizë jashtëzakonshme, krizë kjo e cili nuk dihet sa do zgjatë.

Sipas tij, shtetet e tjera janë duke marrë masa të jashtëzakonshme për t’i mbrojtur qytetarët, bizneset që mos të këtë një impakt negativ në ekonomi dhe punësim.

“Edhe ne si Kosovë që kemi probleme me të bërit biznes, jemi duke u ballafaquar dhe kemi me u ballafaquar me situata shumë të rënda, duke marrë parasysh edhe kapacitet tona jo të mëdha prodhuese, por edhe fuqinë tonë si shtet për me i ndihmuar bizneset. Duke marrë përsysh këtë, Kosova ose Qeveria, qoftë opozita, duhet të unifikohen maksimalisht dhe të kontribuojnë që së bashku me qytetarët, me bizneset ta kalojmë këtë krizë me pandemi, sepse kjo krizë do të afekton tek qytetarët, qoftë me humbje të vendeve të punës, qoftë me mungesë të të ardhurave, por do të mund të afekton në aspektin afatgjatë në qoftë se nuk marrim masa adekuate. Çdo diskutim tjetër, mund të rrezikoj që Kosova të humb shumë më shumë se vendet tjera”, pohon Krasniqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi deklaron se në këtë situatë me pandeminë, duhet një stabilitet institucional, duhet një qeveri e cila merr vendime, e jo krizë politike.

Sipas Rukiqit, kjo krizë në këtë gjendje, është paradoksale që të ketë edhe krizë politike.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka folur edhe për kërkesat dhe rekomandimet që i kanë dorëzuar së bashku me odat tjera ekonomike në Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që bizneset të dalin nga kriza në këtë kohë emergjente për shëndetin publik.

Sipas tij, janë duke pritur përgjigjet nga Qeveria e cila ka filluar t’i analizon propozimet që kanë dalë nga asociacionet e bizneseve në bashkëpunim me disa ekspertë financiar, por edhe ndërmarrës të cilët kanë dashur që të kontribuojnë në një dokument të tillë.

Ai po ashtu ka folur edhe për masat e BQK-së për bizneset dhe qytetarët, sipas të cilit, në këtë situatë, vendimi është plotësisht i pranueshëm, i lejon bankat komerciale që të analizojnë përformancen e klientëve të tyre dhe askush më mirë se sa bankat nuk mund ta shohin përformancen e klientëve.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe

Video