Kriza me koronavirus, KE ndan miliona euro për Kroacinë

Kriza me koronavirus, KE ndan miliona euro për Kroacinë

Komisioni Evropian miratoi të enjten ndryshimet në Programin Operacional të Kroacisë “Konkurrenca dhe kohezioni”, i cili devijon 135 milionë euro në fondet e kohezionit për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronës.

Sipas Komisionit, nga 135 milionë, 50 milionë janë caktuar për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore për mbi 1200 spitale, institucione të tjera të kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e të moshuarve.


Pothuajse 85 milionë janë destinuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kroate për t’i ndihmuar të vazhdojnë biznesin dhe ruajtjen e vendeve të punës. Për më tepër, i gjithë programi do të financohet 100% nga fondet evropiane, pa nevojën e bashkëfinancimit me fondet kombëtare.

“Politika e kohezionit luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen ndaj pandemisë dhe nxitjen e një rikuperimi të qëndrueshëm. Falë përpjekjeve të përbashkëta dhe të shpejta të autoriteteve kroate dhe Komisionit, këto fonde ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për sektorin shëndetësor dhe ekonominë e vendit,” tha komisionarja për politika të Kohezionit Elisa Ferreira.

Lexo edhe

Video

error: