Kriza energjetike, në Shqipëri paraqitet sot paketa për mbrojtjen e konsumatorëve

Kriza energjetike, në Shqipëri paraqitet sot paketa për mbrojtjen e konsumatorëve

Qeveria e Shqipërisë ka gati paketën për mbrojtjen e konsumatorëve dhe biznesit të vogël nga kriza energjetike që pritet të përfshijë vendin deri në gjysmën e parë të vitit që vjen.

Paketa pritet të prezantohet sot rreth orës 15:00 nga kryeministri Edi Rama.

Një grup ndërinstitucional që kryesohet nga kryeministri Rama ka hartuar një paketë mbështetëse për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla që janë prekur ose mund të preken nga rritja e kriza energjetike


Kryeministri Rama në daljet e tij publike më herët se masat që parashikon qeveria do të shërbejnë si një “digë” për të mos rënduar gjendjen e konsumatorit familjar si dhe biznesit të vogël.

Ditën e djeshme qeveria pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme shpalli emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Sipas tij, me këtë vendim i hapet rrugë dhe ekzekutimit të planit të posaçëm për ta përballuar këtë situatë. Rama theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla./atsh/

Lexo edhe

Video

error: