Kristjan Asllani kërkon të largohet nga Interi

Kristjan Asllani kërkon të largohet nga Interi

Kristjan Asllani nuk është i kënaqur me mënyrën se si po trajtohet te Interi në muajt e tij të parë në klubin zikaltër.

Mesfushori i ardhur nga Empoli si zëvendës i kroatit Marcelo Brozovic, nuk po gjen hapësirë edhe pas lëndimit të kroatit pasi që trajneri Simone Inzaghi Inzaghi preferon Calhanoglun në rolin e regjisorit, me Mkhitaryan dhe Barella përkrah tij, përcjellë KosovaPress.


Kështu që Asllani po kërkon të largohet për shkak se pretendon se duhet të luajë më shumë, raporton “Tuttomecatoëeb”.

Nuk dihet nëse Interi ka ndërmend t’i ndajë rrugët me lojtarin, edhe nëse ndikimi i tij në realitetin e ri deri më tani është kufizuar në disa paraqitje dhe në pjesën më të madhe si zëvendësues.

Lexo edhe

Video