Krisma që tronditën Podujevën në mesditë, plagosen dy persona

Krisma që tronditën Podujevën në mesditë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, raporton Llapi.info.


“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video