Krijohet Kombëtarja e Kosovës U15, përfundon faza e parë e seleksionimit

Krijohet Kombëtarja e Kosovës U15, përfundon faza e parë e seleksionimit

Në kuadër të projektit për masivizim të futbollit, një nga pikat më të rëndësishme për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) është edhe krijimi i Kombëtares U15 në konkurrencën e fermave.

Gjatë dy ditëve të fundit në Kampin Nacional në Hajvali ka filluar edhe grumbullimi i futbollisteve të kësaj moshe, përcjell KosovaPress.


Në këtë grumbullim pjesëmarrëse ishin më shumë se 60 futbolliste nga klubet e Kosovës, kurse me to punuan trajneret si Sanije Krasniqi, Albina Rrahmani, Xhemile Berisha, Blerta Kaçiu, Tina Kallaba dhe Diellza Musa (trajnere e portiereve), teksa nga afër tërë procesin e seleksionimit e ndoqi anëtarja e Kreut Ekzekutiv të FFK-së, Vjollca Krasniqi.  

Fillimisht është bërë përzgjedhja e listës së gjerë prej 30 futbollisteve, ndërsa kjo listë do të ngushtohet në 20 futbolliste të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën U15 në turneun zhvillimor që mbahet në Shkup nga data 16 deri më 22 tetor.

Futbollistet e reja në të ardhmen do të kenë mundësi ta veshin fanellën dardane dhe ta përfaqësojnë Kosovën për herë të parë në turnetë ndërkombëtare edhe në këtë grupmoshë.

Lexo edhe

Video