Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kreu i KE-së i telefonon presidentit Putin, kërkon lirimin e Navalnyt

Kreu i KE-së i telefonon presidentit Putin, kërkon  lirimin e Navalnyt

Evropa ngriti zërin e bashkuar për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ia kërkoi këtë presidentit rus, Vladimir Putin. Por Moska u përgjigj me arrestime të reja. Së fundi u arrestua edhe zëdhënësja e Navalnyt

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Gjatë bisedës me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të lirimit me kusht. Ai u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmimin me agjentin nervor novichok, raporton Oranews.


Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht, pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Opozitari Navalny i cilësoi këto akuza si të motivuara politikisht. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet tre vjet e gjysmë burgim.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ndërkohë në Moskë zëdhënësja e Navalny-t Kira Yarmysh, që kaloi natën në paraburgim, u dënua me nëntë ditë burg për shkeljen e ligjeve për tubimet publike, pas një seance që zgjati vetëm pesë minuta, tha për agjencinë e lajmeve AFP, avokatja e saj Veronika Polyakova.

Yarmysh u ndalua më parë së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të Navalny-t, pak para një proteste të lajmëruar në mbarë Rusinë më 23 janar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: