Kreu i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

Kreu i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

Në përmbyllje të vizitës në SHBA, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizitoi stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave,  gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitraloz 12.7mm.

Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut.


Ushtarakët tanë treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës.

KOMFSK përgëzoi ushtarakët tanë dhe ata partnerë për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt.

Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me aleatin e saj strategjik, SHBA-të, do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitete të tilla me synim të rritjes së gatishmërisë për reagim në çdo situatë që mund të ballafaqohemi.­

Lexo edhe

Video