Krenohet me bimën e saj të përkryer – pas dy vjetësh zbulon të vërtetën

Krenohet me bimën e saj të përkryer – pas dy vjetësh zbulon të vërtetën

Caelie Wilkes nga Kalifornia për dy vjet kishte ujitur bimën e saj që dukej e përkryer dhe me të cilën ndihej krenare.

Ajo u përkujdes rregullisht dhe e mbante në dritaren e kuzhinës. Pas dy vjetësh, vendosi se ishte koha për një transplant. Ajo gjeti saksinë e përsosur, dhe më pas zbuloi se çfarë e bëri lulen e saj të duket kaq perfekte gjatë gjithë kohës.


“E nxora nga ena që e bleva dhe kuptova që ishte artificiale. E doja aq shumë. I lava gjethet e saj, bëra maksimumin për ta parë më të bukur, dhe ajo doli të jetë plastike. Si nuk e dija? Ndjehem sikur këto dy vjet kanë qenë gënjeshtra”, ka shkruar ajo në Facebook krahas fotos me bimën e saj të përsosur, e cila menjëherë shkaktoi një ortek reagimesh.

“Kjo është aq qesharake, por nuk jam i sigurt që do ta pranoja te kushdo. Mirë, tash është shumë vonë”, ishte komenti i një gruaje, transmeton KosovaPress.

Lexo edhe

Video