Krasniqi tregon klasin, debuton me gol te Cluj

Krasniqi tregon klasin, debuton me gol te Cluj

Ish-sulmuesi i Ballkani Ermal Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te kampioni i Rumanis, CFR Cluj.

Anësori 24 vjeçar luajti sot në ndeshjen miqësore kundër Seleccion ku edhe gjeti golin e parë me fanellën e klubit të ri, raporton KosovaPress.


Në fakt, goli i Krasniqit doli të jetë vendimtarë në këtë takim për t’ia siguruar Clujit një fitore në këtë fazë përgatitore.

Vlen të theksohet se Ermal Krasniqi ishte njëri nga lojtarët kyç në suksesin e Ballkanit në kampionatin vendor dhe në garën e Ligës së Konferencës.

Lexo edhe

Video