Krasniqi: Thaçi e Veseli janë shkëputur nga politika, s’ndikuan në zgjedhjet e PDK-së

Krasniqi: Thaçi e Veseli janë shkëputur nga politika, s’ndikuan në zgjedhjet e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se dy ish themeluesit e PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë qenë fare të përfshirë në vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Këto komente Krasniqi i bëri në Rubikon në Klan Kosova, ku tha pozita e Thaçit dhe Veselit nuk ua lejon atyre përfshirjen, edhe po të kishte vullnet.


“Veseli e ka shkëputur aktivitetin e tij politik, qysh në ditën kur ka udhëtuar për në Hagë dhe beteja e tij dhe të tjerëve është beteja për drejtësi, për të dëshmuar dhe vulosur pafajësinë e tyre por edhe pastërtinë  e UÇK-së dhe është normale që ata i mungojnë PDK-së dhe nuk janë në asnjë formë apo mënyrë të involvuar, sepse është e pamundshme edhe po të kishte vullnet”.

“Ata janë larguar nga politika, sepse ashtu e don edhe procesi dhe ashtu është edhe fokusi i tyre. Nuk jam konsultuar dhe nuk duhet as të ketë konsultim, ne jemi këtu jo për t’i dëmtuar ata, por për t’i ndihmuar nëse mundemi duke bërë punë të mira për vendin dhe për PDK-në. Ajo është e qartë, Thaçi edhe kur ka qenë këtu ka qenë i shkëputur prej partisë, absolutisht nuk janë të involvuar në politikë, e as në parti sepse situata në të cilën gjenden e pamundëson këtë punë”, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi tha se garës për kryetar të PDK-së, i hyri sepse e ndjente obligim që ta ndihmojë partinë në këtë periudhë.

Lexo edhe

Video

error: