Krasniqi: Të marrim shembull nga kjo festë e rëndësishme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër-Bajramit, ku ka uruar festën të gjithë besimtarëve myslimanë. Nga aty, Krasniqi i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin shembull dhe insperim nga fetë e rëndësishme, për t’u bërë edhe më bujarë, më tolerant e mirëbesues me njëri-tjetrin, rrethin e tyre por edhe me gjithë qytetarët.

Krasniqi uroi myftiun Tërnava, bashkëpunëtorët e tij dhe përmes tyre të gjithë besimtarët myslimanët.


“Është një moment i rëndësishëm i cili edhe në traditën tonë fetare dhe kombëtare, gjithmonë është shënuar me bashkimin rreth sofrës së përbashkët, duke i dhënë vlerë familjes, miqësisë, bashkëpunimit, andaj sot i ftojë gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin shembull dhe insperim nga kjo fetë e rëndësishme, për t’u bërë edhe më bujarë, edhe më të hapur, edhe më tolerant e mirëbesues me njëri-tjetrin, rrethin e tyre por edhe me gjithë qytetarët. I shpreha mirënjohjen më të thellë për Bashkësinë Islame dhe punën e tyre të madhe që e bëjnë në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike“, tha ai.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën sot kremtojnë Fiter Bajramin, që është festa që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët të cilët për 30 ditë privohen nga ushqimi e pija nga lindja deri në perëndim të diellit.

Lexo edhe

Video