Krasniqi takon Lajçak: Dialogu të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Krasniqi takon Lajçak: Dialogu të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar sot në Bruksel emisarin special evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutoi për ecurinë e këtij procesi midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, kryetari Krasniqi ka shkruar se PDK, si parti shtet-formuese dhe lidere e opozitës mbështet dialogun, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.


Krasniqi në Bruksel ka takuar edhe zëvendës drejtorin për Evropë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të Kosovës me BE në çështje politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekomandimet e raportit të progresit.

“Rruga e integrimeve evropiane për Kosovën është synim i qytetarëve të vendit tonë, ndërsa BE duhet të jetë më proaktive në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të ndodhë sa më parë”, ka thënë Krasniqi.

Lexo edhe

Video