Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar njohësin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph.
Kreu i PDK-së, sot ka bërë të ditur se me Joseph ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë e rajon dhe nevojën për vendime të përgjegjshme në këtë kohë sfiduese.
“Është mirë që Kosova dhe populli ynë ka miq si Profesori Edward!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./KosovaPress