Krasniqi: Rugova ka një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë

Krasniqi: Rugova ka një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.


Krasniqi ka shkruar se urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë.

“Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video