Krasniqi përkujton masakrën në Abri të Epërme: Planifikuesit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë

Krasniqi përkujton masakrën në Abri të Epërme: Planifikuesit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Deliu, në Abri të Epërme.

Krasniqi ka thënë se kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme.

“Para 24 vjetëve, gjenocidi serb kundër shqiptarëve u përsërit me fytyrën e vet të vërtetë, me tërë brutalitetin e ushtrisë okupatore në Abri të Epërme, ku cak i sulmeve ishte Familja Deliu. Në këtë ditë, u masakruan 23 anëtarë të pafajshëm të kësaj familjeje të madhe.


“Kjo masakër në Abri të Epërme, sikur edhe mbi 400 masakrat tjera të kryera nga Serbia në Kosovë, janë dëshmi se ky shtet okupator, synonte të shfaroste shqiptarët me tërë arsenalin ushtarak dhe me metodat më barbare të mundshme. Me nderim i përkulemi sakrificës së Familjes Deliu, për 23 anëtarët e saj, nga më i vjetri Fazliu, 94 vjeçar, deri te Valmiri 2 vjeç dhe Diturija e cila atë ditë ishte vetëm gjashtëjavëshe. Historia jonë nuk do të harrojë asnjëherë se sa me vlerë është liria që gëzojmë sot dhe sa e vështirë ishte rruga që kaloi populli ynë deri në çlirim”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Ai ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

“Planifikuesit dhe ekzekutorët e kësaj masakre të tmerrshme që shokoi botën, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Por, Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për secilën nga masakrat e kryera nga okupatori serb”, ka përfunduar Krasniqi.

Lexo edhe

Video