Krasniqi: Pas fitores ligjore të PDK-së, qytetarët do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike pa rritje

Krasniqi: Pas fitores ligjore të PDK-së, qytetarët do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike pa rritje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për vërtetimin e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur me bllokimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Krasniqi duke falënderuar qytetarët për besimin në kauzën e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit dhe falë punës dhe angazhimit të ekipit të PDK-së, saga për tarifat e shtrenjtuara të energjisë ka marrë fund.


“Sot, jam shumë i lumtur që ky vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm i Qeverisë dhe ZRRE-së, tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit se ka qenë vendim i kundërligjshëm. Për më shumë të njëjtin vendim e kishin mbështetur në forma të ndryshme edhe presidentja dhe të gjitha levat e pushtetit. Falë punës dhe angazhimit të këtij ekipi, e përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, saga për tarifat e reja e të padrejta mbi qytetarë ka marrë fund. Nga ky realitet i ri i krijuar, neve na vjen mirë që kemi lehtësuar barrën e kostos së rritur kundërligjshëm të çmimit të energjisë elektrike për rreth 450 mijë familje kosovare. Me këtë rast, para së gjithash dua të shprehë falënderimin për secilin qytetar anekënd Kosovës që i ka besuar kauzës sonë dhe që ka mbështetur angazhimin tonë opozitar për të ndaluar këtë haraç të padrejtë të pushtetit mbi ta.”, tha ai.

I pari i PDK-së ka thënë se Qeveria ka insistuar në Gjykatën e Apelit dhe në ZRRE për t’i lënë të ngritura çmimet e energjisë elektrike. Derisa ka shtuar se PDK ka punuar shumë për pezullimin e rritjeve të çmimit të energjisë.

“Rritja e çmimit të energjisë për familjet që ka qenë nga Qeveria Kurti II, është një precedent i padrejtë nga ZRRE-ja. Partia Demokratike ka qenë kundër kësaj, ne si opozitë jemi u drejtuar mjeteve të tjera duke kërkuar pezullimin e këtij vendimi. Ekipi këtu i PDK-së ka punuar shumë për këtë vendim të ZRRE-së, kemi pritur nga pushteti aktual të kemi mbështetje, por ata kanë insistuar në Gjykatën e Apelit që të mbetet ky vendim, ky vendim i padrejtë nga Qeveria dhe ZRRE-ja, u pa që është i padrejtë u pa edhe nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Ky vendim ka marrë fund për qytetarët e Kosovës” tha Krasniqi.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.